GJERMANI – SONDAZH: Sjellja agresive në trafikun rrugor në rritje

by admin
Spread the love

BERLIN, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Gatishmëria për t’u përfshirë në sjellje agresive në trafikun rrugor është rritur vitet e fundit në Gjermani, sipas një sondazhi të kryer nga “Instituti O.trend”.

Gjithsej 56% e të anketuarve deklaruan se e ngasin automjetin më shpejt se zakonisht kur janë të zemëruar.

“Makina nuk është vendi i përshtatshëm për të bërë sjellje agresive”, tha sot Siegfried Brockmann, kreu i qendrës kërkimore, në Berlin.

Studiuesi i aksidenteve, Brockmann tha se ai sheh një prirje të përgjithshme drejt sjelljes më agresive në Gjermani, e cila nuk kufizohet vetëm në trafik.

“Kjo mund të shihet duke krahasuar rezultatet aktuale me studimet e mëparshme nga 2016 dhe 2019”,tha ai.

Sondazhi përfaqësues përfshiu 2 002 persona të moshës 18 vjeç e lart në të gjithë Gjermaninë midis 2 qershorit dhe 2 korrikut.

Sondazhi tregoi gjithashtu një ndryshim midis ndjenjave të sigurisë midis burrave dhe grave në Gjermani.

Sipas sondazhit, 49% e grave deklaruan se ndihen “të sigurta” ose “shumë të sigurta” në trafik, krahasuar me 64% të meshkujve.

Shifrat konfirmojnë rezultatet e studimit të vitit 2019, ku gratë janë dukshëm më shumë në favor të masave për përmirësimin e sigurisë rrugore. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like