GJERMANI – Scholz viziton kompaninë farmaceutike “BioNTech”

by admin
Spread the love

GJERMANI, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të vizitojë kompaninë kryesore farmaceutike “BioNTech”, prodhuesin e vaksinave kundër koronavirusit.

Scholz do të inspektojë sot prodhimin e ri të ADN-së plazmide të kompanisë, në Mainz.

Sipas qeverisë gjermane, ADN-ja plazmide është një material kyç fillestar për prodhimin e vaksinave dhe terapive të bazuara në acidin ribonukleik (mRNA).

Pasdite, në kuadër të një vizite më të gjerë në landin e Hesse-s, Scholz pritet të marrë pjesë në një takim të parlamentit të fëmijëve dhe të rinjve, në Marburg.

Në mbrëmje, ai do të marrë pjesë në dialogun e pestë të qytetarëve, në një sërë ngjarjesh që filluan vitin e kaluar dhe përfshijnë të 16 shtetet federale.

Për 90 minuta, Scholz pritet t’u përgjigjet pyetjeve të rreth 150 qytetarëve të Hessen-it që aplikuan paraprakisht për të marrë pjesë në takim. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like