GJERMANI – Scholz: Kriza buxhetore nuk do të ndikojë në ndihmën për Ukrainën

by admin
Spread the love

BERLIN, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pavarësisht krizës buxhetore me të cilën përballet qeveria gjermane, kancelari Olaf Scholz ka kërkuar të sigurojë Ukrainën për mbështetjen e vazhdueshme në luftën e saj kundër pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë.

”Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën financiarisht dhe me dërgesat e armëve”, tha sot Scholz në një konferencë të Partisë së tij Social-demokrate (SPD) në Berlin.

Ai tha se ”Gjermania duhet të mbetet në një pozicion për të vazhduar mbështetjen e saj për Ukrainën, madje edhe të rrisë ndihmën nëse është e nevojshme. Qeveria do të marrë vendime që do të na mbajnë në gjendje të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

”Presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të presë që Gjermania të reduktojë ndihmën për Ukrainën”, tha Scholz.

Për nga vlera e përgjithshme, Gjermania ka qenë furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas SHBA duke përfshirë tanket kryesore të betejës, artilerinë e rëndë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like