GJERMANI – Rritet presioni politik mbi Scholzin për t’i dërguar Ukrainës raketat ”Taurus”

by admin
Spread the love

BERLIN, 6 janar /ATSH-DPA/ – Presioni ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz për t’i dhënë raketa ”Taurus” Ukrainës, e cila është nën sulm nga Rusia për gati dy vjet, po rritet.

Politikanët nga partnerët e koalicionit, Partia e Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë (FDP) dhe Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) të opozitës theksuan domosdoshmërinë e këtyre armëve në edicionin e së shtunës të gazetës së Dyseldorfit ”Rheinische Post”, dhe bënë disa akuza të rënda kundër Scholzit.

“Dorëzimi i raketave të lundrimit ‘Taurus’ në Ukrainë është vonuar shumë”, tha Sara Nanni, zëdhënëse e mbrojtjes për grupin parlamentar të Gjelbër në parlamentin gjerman, Bundestag.

”Mbrojtja më efektive kundër sulmeve ajrore ruse është gjuajtja ndaj objektivave në territorin rus dhe në territoret e okupuara të Ukrainës lindore nga ku Rusia nis sulmet e saj”, tha ajo.

Deri më tani, Ukrainës i ka munguar materiali i nevojshëm për këtë – edhe për shkak se Berlini nuk po furnizon raketat e lundrimit Taurus.

“Ngurrimi është kryesisht për shkak të kancelarit federal dhe nuk është një qëndrim i përgjithshëm i qeverisë gjermane”, tha Nanni.

“Ne nuk duhet të kemi frikë nga guximi ynë. Kjo është ajo që Putini po shpreson”, tha ajo.

Eksperti i politikës së jashtme të CDU, Roderich Kiesewetter tha se Rusia e sheh veten të forcuar nga dobësia e Perëndimit dhe mungesa e dërgesave të ”Taurus”.

“Kjo është arsyeja pse mungesa e mbështetjes nuk është vetëm një dështim për të ofruar ndihmë, e cila po rrit numrin e viktimave ukrainase, por është një mbështetje de facto për Rusinë”, tha Kiesewetter.

Kancelari Olaf Scholz (SPD) vendosi, në fillim të tetorit, mosfurnizimin me raketa ”Taurus”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like