GJERMANI – Rritet papunësia në janar

by admin
Spread the love

NUREMBERG, 31 janar /ATSH-DPA/ – Numri i të papunëve në Gjermani regjistroi një rritje në janar krahasuar me muajin e mëparshëm dhe me janarin e vitit 2023, sipas shifrave paraprake të qeverisë.

“Shkalla e papunësisë u rrit me 0,4 pikë përqindjeje në 6,1%”, tha sot Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani, bazuar në të dhënat deri më 15 janar.

Papunësia zakonisht rritet sezonalisht në janar, megjithëse sipas shifrave paraprake numri i të papunëve këtë vit, është 189 000 më i lartë se në janar të një viti më parë.

Numri i vendeve të lira të punës regjistroi një rënie gjithashtu, duke treguar se kërkesa për punë për të papunët mund të bëhet më i vështirë.

Agjencia raportoi 699 000 vende të lira pune këtë muaj, që është 66 000 më pak se në janar të vitit 2023.

“Rritja vjetore e papunësisë në fund të vitit është më e ulët këtë vit. Punësimi dhe kërkesa për punë janë gjithashtu të qëndrueshme, që do të thotë se tregu i punës është i qëndrueshëm në fillim të vitit, pavarësisht dobësisë së vazhdueshme ekonomike”, tha drejtuesja e agjencisë, Andrea Nahles. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like