GJERMANI – Qeveria urdhëron përdorimin e centraleve me qymyr

by admin
Spread the love

BERLIN, 13 korrik /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane ka miratuar përdorimin e më shumë centraleve me qymyr në kuadër të ndalimit të importeve të gazit nga Rusia.

Një urdhër përkatës u miratua sot nga kabineti. Dhomat e parlamentit të Bundestag dhe Bundesrat kanë miratuar tashmë ndryshime ligjore.

Qëllimi është të ruhet më shumë gaz duke rritur përdorimin e centraleve me qymyr për të prodhuar energji elektrike.

“Ne duam të kursejmë gazin në verë për të mbushur objektet tona të magazinimit në dimër”, tha ministri i Ekonomisë, Robert Habeck.

Gazi nuk është transportuar përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” të Detit Baltik që nga e hëna për shkak të riparimeve të mirëmbajtjes. Shqetësimi është se Rusia nuk do ta hapë më rubinën e gazit pas riparimeve, që zakonisht zgjat deri në 10 ditë.

Sipas urdhëresës, operatorët duhet të sigurojnë që impiantet të rikthehen teknikisht në një gjendje që u lejon atyre të operojnë përgjithmonë në tregun e energjisë elektrike. Shpenzimet e bëra do të rimbursohen.//a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like