GJERMANI – Qeveria ofron ndihmë financiare për kompanitë e prekura nga lufta Rusi-Ukrainë

by admin
Spread the love



BERLIN, 8 prill/ATSH-DPA/- Kompanitë gjermane që janë prekur nga pasojat ekonomike të luftës ruse në Ukrainë do të marrin ndihmë financiare nga qeveria, pas miratimit të një pakete masash që do të shpallet më vonë.

Ministri i Financave Christian Lindner tha sot në Bundestag se së bashku me ministrin e Ekonomisë Robert Habeck kishin rënë dakord për ofrimin e ndihmës financiare shtesë.

Plani do të përfshijë gjithashtu ndihmën e bankës shtetërore për zhvillim “KfW”.

Komisioni i BE-së ka mundësuar mbështetjen e qeverisë për kompanitë e prekura ekonomikisht nga lufta e Rusisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Drejt përfundimit rindërtimi i teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër
Artikulli tjetërNisma e shoqërisë civile për ndryshime në Kodin Zgjedhor, miratohet formulari tip


You may also like