GJERMANI – Qeveria dhe ”Uniper” bien dakord për paketën miliardëshe të shpëtimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane dhe “Uniper”, importuesi më i madh i gazit rus në vend, kanë rënë dakord për një paketë shpëtimi miliarda euro, njoftoi sot kompania.

Marrëveshja do të bëjë që qeveria të marrë një pjesë në “Uniper”, e cila është goditur rëndë nga reduktimi i furnizimeve me gaz nga Rusia përmes gazsjellesit “Nord Stream 1”.

Për të përmbushur kontratat e saj, kompania ka përdorur blerjen e gazit më të shtrenjtë në treg, gjë që ka sjellë probleme të mëdha likuiditeti./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBE mbështetje për modernizimin e varkave të 46 peshkatarëve

You may also like