GJERMANI – PBB-ja tkurret për të tretin tremujor radhazi

by admin
Spread the love

BERLIN, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Institutet kryesore të kërkimit ekonomik të Gjermanisë kanë parashikuar një tkurrje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për të tretin tremujor radhazi duke filluar nga tremujori i tretë aktual.

Në 2022, institutet parashikojnë një rritje ekonomike prej 1,4% si rezultat i një performance të mire në gjysmën e parë të vitit, sipas raportit të Ministrisë gjermane të Ekonomisë.

Në vitin 2023, parashikohet një rënie të prodhimit ekonomik prej 0,4%.

Aktualisht, institutet e kërkimit ekonomik nuk parashikojnë një mungesë të gazit.

“Mesatarisht, nuk pritet një mungesë e gazit në Gjermani, në dimrin e ardhshëm,” tha ekonomisti Torsten Schmidt./a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPlotësohen vakancat në këshillat bashkiak të Dibrës dhe Shijakut

You may also like