GJERMANI – Parlamenti voton kundër dërgimit të raketave “Taurus” në Ukrainë

by admin
Spread the love

BERLIN, 22 shkurt /ATSH-DPA/- Parlamenti gjerman ka refuzuar një mocion të opozitës për dërgimin e raketave “Taurus” në Ukrainë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bllokuar dërgesat e raketave të prodhimit gjerman në Ukrainë, duke përmendur frikën se armët me rreze të gjatë mund të përdoren për të goditur brenda Rusisë dhe potencialisht për të përshkallëzuar konfliktin.

Mocioni, i paraqitur nga blloku i qendrës së djathtë CDU/CSU, u votua me 182 vota pro dhe 480 kundër, duke mos arritur dot shumicën.

Friedrich Merz i CDU/CSU u kishte kërkuar anëtarëve të koalicionit të Scholz,  të shkëputeshin nga kancelari dhe të mbështesnin mocionin.

“Ukraina ende nuk po merr të gjithë materialin që i nevojitet urgjentisht për të shmangur efektivisht luftën e agresionit rus”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like