GJERMANI – Lindner bën thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të gazit në prodhimin e energjisë elektrike

by admin
Spread the love

BERLIN, 31 korrik /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka bërë thirrje për ndalimin e prodhimit të energjisë elektrike duke përdorur gaz, mes frikës se vendit mund t’i mbarojnë rezervat, pasi Moska po redukton furnizimet.

“Ne duhet të punojmë për të shmangur një krizë të energjisë elektrike në krye të krizës së gazit”, tha Lindner për gazetën “Bild am Sonntag”. “Gazi nuk duhet të përdoret më për prodhimin e energjisë elektrike”, shtoi ai.

Ai tha se Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck ka kompetencat ligjore për të ndaluar përdorimin e gazit në prodhimin e energjisë elektrike, duke kërkuar që centralet bërthamore të sigurta dhe miqësore ndaj klimës të Gjermanisë të vazhdojnë punën deri në vitin 2024 nëse do të ishte e nevojshme.

Megjithatë, një zëdhënës i Habeck paralajmëroi se një ndalim i plotë i përdorimit të gazit në prodhimin e energjisë elektrike do të çonte në një krizë të energjisë elektrike dhe në ndërprerje të energjisë elektrike.

Ai shtoi se disa impiante të prodhimit të energjisë elektrike kërkonin gaz për të funksionuar dhe ishin vendimtare në ruajtjen e rrjetit elektrik gjerman.

“Aktualisht po bëhet çdo përpjekje për të zëvendësuar përdorimin e gazit për prodhimin e energjisë elektrike kudo që të jetë e mundur,” tha ai.

Gjermania varet shumë nga gazi nga Moska, por gjigandi shtetëror rus i energjisë “Gazprom” reduktoi furnizimet përmes “Nord Stream 1” në 20% të kapacitetit maksimal javën e kaluar. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like