GJERMANI – Lemke: Dy termocentrale bërthamore do të mbahen në funksion edhe disa muaj të tjerë

by admin
Spread the love

BERLIN, 28 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Mjedisit Steffi Lemke mbrojti vendimin e diskutueshëm të kolegut të tij të kabinetit, ministrit të Ekonomisë Robert Habeck, për të vazhduar funksionimin e dy termocentraleve bërthamore në tremujorin e parë të 2023.

“Unë mendoj se është e arsyeshme që këto dy termocentrale bërthamore të mbahen në funksion për disa muaj të tjerë,” theksoi ai.

Habeck njoftoi se termocentralet bërthamore Isar 2 dhe Neckarwestheim “ka gjasa” të mbeten aktive në tremujorin e parë të 2023.

Gjermania duhej të mbyllte të fundit nga tre termocentralet e saj bërthamore në fund të vitit, por lufta në Ukrainë ngriti shqetësimet se vendit do t’i duheshin të gjitha burimet e disponueshme të energjisë për t’i mbijetuar dimrit.  /os/

M

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMargariti, pjesë e Konferencës Botërore të UNESCO-s në Meksikë

You may also like