GJERMANI – Greva godet shërbimet e transportit në të gjithë vendin

by admin
Spread the love

BERLIN, 2 shkurt /ATSH-AA/ – Punëtorët gjermanë kanë organizuar një grevë paralajmëruese, duke e ndalur transportin publik në më shumë se 80 qytete në të gjithë vendin.

Shërbimet e autobusëve, tramvajit dhe ato nëntokësore u ndikuan rëndë nga ndërprerja në qytetet kryesore, përfshirë Këlnin, Frankfurtin dhe Hamburgun, duke shkaktuar bllokime trafiku gjatë orës së pikut të mëngjesit.

Për shkak të grevës njëditore, shumë udhëtarë iu drejtuan metodave alternative për të shkuar në punë, me makina, me biçikleta ose skuterët elektrik.

Sipas sindikatës Verdi, e cila bëri thirrje për grevë, rreth 90 mijë punonjës të transportit publik po marrin pjesë në grevë në 15 shtete federale, me përjashtim vetëm të Bavarisë.

Sindikata dhe kompanitë e transportit nuk arritën një marrëveshje mbi pagat dhe kushtet e punës gjatë raundit të parë të negociatave javën e kaluar.

Në shtetet Brandenburg, Saarland, Saxony-Anhalt dhe Turingia, sindikata po negocion me kompanitë e transportit për paga më të larta, duke kërkuar një rritje pagash për të kompensuar krizën e kostos së jetesës.

Ndërsa në shtetet e tjera negociatat kryesisht po bëhen për përmirësimin e kushteve të punës, pagesat e pushimeve dhe periudhat më të gjata të pushimeve për punonjësit.    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like