GJERMANI (G7) – Biden: G7-a të ndalojë importin e arit rus

by admin
Spread the love

ELMAU (Gjermani), 26 qershor /ATSH-DPA/ – G7-a duhet të ndalojë importin e arit rus, tha  sot presidenti amerikan, Joe Biden në Twitter, pasi mbërriti për samitin e G7-ës në Gjermani.

Masa, e vendosur për t’u shpallur zyrtarisht në samitin treditor të G7, që po zhvillohet në Alpet bavareze, do t’i imponojë Putinit “kosto të paprecedentë për t’i mohuar atij të ardhurat që i nevojiten për të financuar luftën kundër Ukrainës”, shkroi Biden.

Udhëheqësi amerikan e përshkroi atë si një “eksport të madh që kap dhjetëra miliarda dollarë për Rusinë”.

”Masat që kemi shpallur sot do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe godasin në zemër të makinës luftarake të Putinit”, tha ndërkohë kryeministri britanik, Boris Johnson, ndërsa mbërriti në samit, sipas agjencisë britanike të lajmeve Press Association./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like