GJERMANI – Faeser shkarkon shefin e Sigurisë Kibernetike

by admin
Spread the love

BERLIN, 18 tetor /ATSH-DPA/-Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka shkarkuar shefin e autoritetit kryesor të Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë, Arne Schonbohm.

Schonbohm, i cili drejton Zyrën Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI), është kritikuar për lidhjet e tij shumë të afërta me qarqet e inteligjencës ruse.

Schonbohm ndihmoi në krijimin e Këshillit të Sigurisë Kibernetike në Gjermani 10 vjet më parë.

Akuzat e raportuara kundër Schonbohm kanë dëmtuar përgjithmonë besimin e nevojshëm të publikut në neutralitetin dhe paanshmërinë e udhëheqjes së presidentit të autoritetit më të rëndësishëm gjerman të sigurisë kibernetike”, tha Ministria e Brendshme gjermane.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMuzeu i ri i Përmetit, pasuri e çmuar për qytetin

You may also like