GJERMANI – Bizneset luftojnë me kosto të larta, mungesat e materialeve

by admin
Spread the love

BERLIN, 31 korrik /ATSH-DPA/- Hans Peter Wollseifer, presidenti i një shoqate të industrisë që përfshin prodhimin, inxhinierinë civile dhe biznesin e makinave deklaroi sot se sektori i tregtisë në Gjermani po lufton me çmimet në rritje, mungesat e materialeve dhe inflacionin.

“Kompanitë dhe bizneset në tregtinë e kualifikuar janë shumë të shqetësuar nga situata në tërësi, veçanërisht nga mungesa e materialeve dhe rritja e tepruar e çmimeve, nga rritja dramatike e çmimeve të energjisë dhe inflacioni”, tha ai duke i bërë thirrje qeverisë të japë mbështetje.

“Dy muaj më parë, pothuajse gjysma e bizneseve të sektorit raportuan se kostot e tyre të energjisë ishin dyfishuar,” tha Wollseifer.

“Kjo do të thotë se kompanitë po përjetojnë humbje me porositë, në një situatë që nuk është e qëndrueshme në terma afatgjatë”, tha ai.

Porositë për kompanitë e inxhinierisë civile po vonohen ose shtyhen për shkak të mungesës së furnizimeve me materiale si çeliku dhe bitumi.

“Probleme të mëdha ekzistojnë edhe në tregtinë e motorëve sepse nuk ka pjesë këmbimi. E gjithë kjo po i çon shumë biznese në prag falimentimi”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like