GJERMANI – Ambasadori ukrainas: Plani i Berlinit për të dërguar helmeta një gjest simbolik

by admin
Spread the love



BERLIN, 26 janar /ATSH-DPA/- Ambasadori ukrainas në Berlin, Andriy Melnyk kritikoi premtimin e Gjermanisë mes tensioneve në rritje mes Moskës dhe Kievit për të dërguar 5000 helmeta luftarake në Ukrainë si një gjest krejtësisht simbolik.

“Ukraina pret një kthesë 180 gradë nga qeveria federale, një ndryshim të vërtetë paradigme”, tha ambasadori Andriy Melnyk.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht njoftoi më herët se Gjermania do të furnizonte Ukrainën me 5000 helmeta mbrojtëse ushtarake.

“Ky është një sinjal shumë i qartë. Ne qëndrojmë në anën tuaj”, tha Lambrecht.

Por Ukraina po kërkon dërgesa më të mëdha të armëve të ngjashme me ato që kanë premtuar Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe vendet baltike për t’u mbrojtur kundër një sulmi të mundshëm rus. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAdidas punëson 2 800 punonjës të rinj në 2022


You may also like