GJERMANI – Agjencia e Mjedisit: Të përshpejtohet prodhimi i energjisë së rinovueshme

by admin
Spread the love

BERLN, 12 dhjetor /ATSH-DPA/- Agjencia Gjermane e Mjedisit (UBA) ka bërë thirrje për një zhvillim më të shpejtë të prodhimit të energjisë së rinovueshme, pasi vendi rrezikon të humbasë objektivin e tij për vitin 2030.

Sipas të dhënave paraprake të agjencisë së mjedisit, në vitin 2022 është prodhuar rreth 9% më shumë energji elektrike nga burimet e rinovueshme sesa një vit më parë, por kjo përqindje ishte ende nën nivelin e objektivit të përcaktuar në ligj.

Sipas UBA, gjenerimi total bruto i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme do të arrijë në rreth 256 teravat orë (TWh) këtë vit, më pak se objektivi prej 269 teravat orë.

Qëllimi afatgjatë është që 80% e konsumit bruto të energjisë elektrike të Gjermanisë të sigurohet nga burime të rinovueshme në vitin 2030. Kjo do të kërkonte një total prej rreth 600 TWh.

“Është e vërtetë që objektivat e zgjerimit për fotovoltaikët dhe energjinë e erës në tokë bazuar në Aktin e Burimeve të Energjisë së Rinovueshme 2021 janë përmbushur”, tha sot shefi i UBA, Dirk Messner.

Të gjitha mjetet e mundshme duhet të përdoren për të përshpejtuar zgjerimin e energjisë së erës në tokë.

Në sektorin e ngrohjes, konsumi i energjisë së rinovueshme është rritur me 1% krahasuar me një vit më parë. Në transport, energjia elektrike e rinovueshme është përdorur dukshëm më shumë këtë vit se në vitin 2021, me një rritje prej 15%.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like