GJERMANI – 1,4 miliardë dollarë dëmshpërblime për të mbijetuarit e Holokaustit

by admin
Spread the love

BERLIN, 16 qershor /ATSH-AA/ – Gjermania do të rrisë kompensimin për të mbijetuarit e holokaustit në mbarë botën në 1,4 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Në një deklaratë nga institucioni, i cili merret me kërkesat në emër të viktimave hebreje të epokës naziste, thuhet se është vendosur të paguhen 888,9 milionë dollarë për ofrimin e kujdesit në shtëpi dhe shërbimeve mbështetëse për viktimat e dobëta dhe të cenueshme të holokausti si rezultat i negociatave me Ministrinë gjermane të Financave.

Përveç kësaj, sipas Konferencës mbi Kërkesat Pronësore Hebreje kundër Gjermanisë, është vërejtur një rritje prej 175 milionë dollarësh në pagesat simbolike për fondin ”Hurtship” për 128 000 të mbijetuar të Holokaustit në mbarë botën.

Gjithashtu theksohet se totali prej 1,4 miliardë dollarë do të paguhet përmes planeve dhe programeve të ndryshme./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRritet shkalla e punësimit tek të rinjtë
Artikulli tjetërInflacioni sipas metodës së EUROSTAT-it, 5.6 % në maj

You may also like