GJENEVË – OKB: 1.4 milionë persona zhvendosen në Ukrainë para përshkallëzimit të konfliktit

by admin
Spread the love

GJENEVË, 24 shkurt /ATSH-DPA/- Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) shprehu shqetësimin e saj lidhur me situatën në Ukrainë pas pushtimit rus.

Pas tetë vjet konflikti, janë zhvendosur 1.4 milionë persona, deklaroi sot në Gjenevë kreu i organit të OKB-së, António Vitorino.

“Ky përshkallëzim do të thellojë nevojat humanitare dhe do të komplikojë vuajtjet e miliona familjeve”, tha ai.

“IOM ishte gati të ndihmonte personat në nevojë në marrëveshje me qeveritë”, tha Vitorino. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like