GJENEVË – OBSH: Sulmet e Izraelit në Gaza gjithnjë e më shumë të pajustifikuara

by admin
Spread the love

GJENEVË, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, kritikoi ashpër sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, duke i quajtur ato “gjithnjë e më shumë të pajustifikuara”.

“Sulmet nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura ndaj Izraelit, vrasja e 1 200 personave dhe marrja e më shumë se 200 pengjeve ishin krejtësisht të pajustifikueshme”, tha dje ai, në një fjalim video në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

“Shkalla e përgjigjes së Izraelit duket gjithnjë e më e pajustifikueshme. Ne jemi dëshmitarë të shkatërrimit të jetës dhe pronës në një shkallë të tmerrshme”, theksoi ai.

Ai i referohej numrit të lartë të vdekjeve dhe plagosjeve në Rripin e Gazës, ku autoritetet thonë se më shumë se 11 500 persona janë vrarë.

Ai tha gjithashtu se bota është dëshmitare e “shkatërrimit të civilizimit, sistemit të bazuar në rregulla dhe besimit midis vendeve”.

Ai e quajti krizën një “test acid për Kombet e Bashkuara”.

Tedros tha se OKB-ja u krijua për të nxitur paqen.

“Nëse ju, si shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, nuk doni ose nuk mund ta ndaloni këtë gjakderdhje, atëherë ne duhet të pyesim: për çfarë shërbejnë Kombet e Bashkuara?”  pyeti ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like