GJENEVË – OBSH: Popullsia e Gazës në rrezik të madh

by admin
Spread the love



GJENEVË, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Popullsia e Gazës është në rrezik të madh, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH tha se ”kishte dorëzuar furnizime në dy spitale” duke theksuar se ”vetëm 15 nga 36 spitalet e Rripit funksiononin me kapacitet të plotë”.

”Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa urgjente për të lehtësuar rrezikun e rëndë me të cilin përballet popullsia e Gazës dhe që rrezikon aftësinë e punonjësve humanitarë për të ndihmuar njerëzit me lëndime të tmerrshme, uri akute dhe në rrezik serioz të sëmundjes”, theksoi Ghebreyesus./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAsistent virtual në e-Albania, Rama: Brenda 2024 do të jetë edhe me zë e figurë


You may also like