OBSH paralajmeron për rrezikun e ëmbëlsuesve pa sheqer në humbjen e peshës

by admin
Spread the love

GJENEVË, 15 maj /ATSH-DPA/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar që të mos mbështetemi te ëmbëlsuesit pa sheqer për kontrollin e peshës, pasi studimet treguan se përdorimi afatgjatë i tyre rrit rrezikun e shtimit të peshës dhe obezitetit, tha sot OBSH në Gjenevë.

Ëmbëlsuesit pa sheqer mund të ndihmojnë në humbjen e peshës ose në parandalimin e shtimit të mëtejshëm të peshës në afat të shkurtër.

“OBSH sugjeron që ëmbëlsuesit pa sheqer të mos përdoren si mjet për të arritur kontrollin e peshës ose për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve jo të transmetueshme”, thuhet në udhëzimin e ri.

Përveç kësaj, OBSH rekomandon uljen e konsumit të sheqerit.

Ekspertët e OBSH-së kanë shqyrtuar studimet mbi përdorimin e ëmbëlsuesve pa sheqer, duke treguar se përdorimi afatgjatë lidhet me rrezikun e rritur të diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare (CVD) dhe vdekshmërisë.

Në përgjithësi, ekzistojnë pak prova që konsumimi i pijeve të ëmbla me ëmbëlsues pa sheqer kontribuon në reduktimin e yndyrës.

OBSH thotë se miliarda njerëz janë të prekur nga mbipesha ose obeziteti.

Në vitin 2016, 1.9 miliardë të rritur në mbarë botën ishin mbipeshë dhe mbi 600 milionë prej tyre shumë mbipeshë.

Në vitin 2020, 38 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç ishin mbipeshë.

Indeksi i lartë i masës trupore (BMI), i cili përdoret për të vlerësuar përqindjen e yndyrës trupore të një personi, çoi në 4 milionë vdekje në mbarë botën në vitin 2017.

BMI përcaktohet nga gjatësia dhe pesha.

OBSH i bazon të gjitha shifrat në vlerësimet më të fundit të disponueshme.

Ëmbëlsuesit pa sheqer përfshijnë të gjithë ëmbëlsuesit sintetikë dhe natyralë, duke përfshirë produktet e bëra nga bima stevia.//a.i/

You may also like