GJENEVË – Donatorët premtojnë mbi 2.44 miliardë dollarë në konferencën e Afganistanit

by admin
Spread the love

VJENË, 1 prill /ATSH-DPA/- Dyzet e një vende donatore kanë premtuar mbi 2.44 miliardë dollarë për të ndihmuar Afganistanin dhe vendet fqinje në vitin 2022.

Njoftimi u bë të enjten nga ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Joyce Msuya në përfundim të një konference ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve.

Në konferencën e zhvilluar online, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha se 95% e afganëve nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë, duke shtuar se për shkak të varfërisë në rritje, banorët duhet të shesin fëmijët ose pjesët e trupit për të ushqyer familjet e tyre.

Për të adresuar problemin, Guterres bëri thirrje për akordimin e një ndihme humanitare prej 4.4 miliardë dollarësh.

“Gjermania do të ofrojë 200 milionë euro shtesë (223 milionë dollarë)”, njoftoi dje në konferencë ministrja e Jashtme Annalena Baerbock. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like