GJENEVË – Bachelet: Centrali bërthamor në Zaporizhia të pastrohet menjëherë nga armët

by admin
Spread the love

GJENEVË, 25 gusht /ATSH-DPA/- Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet deklaroi sot se centrali bërthamor në Zaporizhia, në Ukrainë ku vazhdon lufta me Rusinë duhet të pastrohet sa më parë nga armët.

Bachelet zhvilloi konferencën e fundit për shtyp para përfundimit të detyrës së saj më 31 gusht dhe bëri vlerësime lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.

Pothuajse 6 muaj nga fillimi i luftës, Bachelet theksoi se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt vendi ishte braktisur nga 6.8 milion civilë, ndërsa në sulmet e Rusisë kanë humbur jetën 5 587 civilë dhe janë plagosur 7 890 të tjerë.

Komisionerja Bachelet deklaroi se vazhdimi i konflikteve në zonën ku ndodhet centrali bërthamor në Zaporizhia në juglindje të vendit kërcënon jetën e civilëve dhe mjedisin.

“I bëj thirrje presidentit të Rusisë që të ndalë sulmet e armatosura kundrejt Ukrainës. Zona e Zaporizhias duhet të pastrohet menjëherë nga armët”, tha Bachelet.

Centrali në Zaporizhia që cilësohet si centrali më i madh në Evropë, plotëson 20 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Ukrainë.

Rusia mori nën kontroll centralin më 4 mars.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like