Gjeneratori në “komë” në Ferizaj, sportistët lutet që të rikthehet në jetë

by admin
Spread the love

Ka disa ditë që u prish gjeneratori në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Klubet kanë hasur në vështirësi të mëdha sidomos në kohën e reduktimeve të rrymës.

Kastrioti i Ferizajt (meshkujt), përgatitet për garat evropiane në hendboll, nuk e ka zhvilluar edhe stërvitjen për shkak të palestrës në errësirë, kjo i ndodhi të hënën e kaluar dhe me 26 gusht u ndërpre takimi rreth minutës së 45-të me ekipin nga Maqedonia e Veriut, Golden Art.

Gjeneratori në “komë” në Ferizaj, sportistët lutet që të rikthehet në funksion përkatësisht në “jetë”!

Burimet tona brenda palestrës thonë, se para se mu prish gjeneratori, një person privat ka investuar 350 euro në të. Personi që ka investuar 350 euro, është emër i njohur për redaksi. 

Pse të investohet nga xhepi privat i një personi? E kujt është palestra sportive? Kush e menaxhon palestrën?

 Prishja e gjeneratorit siç thonë brenda palestrës, ka ndodhur se ka mbetur pa ujë!

Tani janë ende pa gjenerator dhe sportistët luten që gjeneratori të rregullohet, të dal nga “koma”, të rikthehet në “jetë”. Ditë të vështira për sportistët dhe sportistet e Ferizaj, veçmas të sporteve me dorë dhe të atyre luftarake!

You may also like