Gjendje e rëndë në Gaza! Mungojnë elementët jetikë, nuk qarkullojnë ndihmat humanitare

by admin
Spread the love

Gjendja në Gaza është shumë e rëndë pasi banorët vendas po përballen me mungesë të elementëve jetikë, situatë që ka ardhur si pasojë e rrethimit që Izraeli ka bërë në shenjë hakmarrjeje.

Mendohet se Rripi i Gazës mund të jetë në prag të një krize humanitare nëse nuk lejohet futja e ndihmave në territoret e prekura. Pra përpos frikës së sulmeve të pareshtura nga Izraeli, miliona banorë rrezikojnë të mbeten të uritur.

Ndihmat e organizatave tashmë janë paralizuar, duke mos mbërritur në destinacionin e duhur. Spitalet po përballen me mungesë ilaçesh edhe pse nevojat janë shumë të larta, pasi pacientët kanë tejmbushur ambientet.

Gjithashtu mungon furnizimi me energji elektrike. Ajo që e ka bërë situatën më të papërballueshme është tërheqja e  disa vendeve nga vijimi i ofrimit të ndihmave për Palestinën, duke qëndruar kështu në krah të Izraelit për situatën e sulmeve. Më e fundit u konstatua Suedia, e cila deklaroi se do të pezullojë ndihmën e zhvillimit për Palestinën.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Unioni Europian kanë vendosur të qëndrojnë pranë popullit të Palestinës, duke mos pezulluar ndihmat. OKB-ja njoftoi se rrethimi i vendit nga Izraeli, përfshirë ndërprerjen e ujit, ushqimeve dhe nevojave të tjera jetike, bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Frika për krizë të re humanitare në territorin e varfër, pas sulmeve të rënda që ka lënë mbi 800 palestinezë të vdekur, bëri që përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara të bënin thirrje për hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare.


Top Channel

You may also like