Gjendet Arka e Noas? Varka 5000-vjeçare në Turqi: Është nga përmbytja biblike

by admin
Spread the love

Arkeologët besojnë se janë shumë pranë konfirmimit të vendit ku gjendet Arka legjendare e Noas.

Ekipi që po kryen gërmime në një formacion gjeologjik në Turqi, ka nxjerrë kampionë shkëmbi e dheu për të cilët beson se përmbajnë rrënoja të anijes, çka e vendos atë në një njëjtën kohë kur ndodhi sipas Biblës, “Përmbytja e Madhe” 5000 vjet më parë.

Projekti filloi në vitin 2021 dhe është ende në vazhdim, por analizat fillestare tregojnë se kampionët e përftuar deri tani, përmbajnë materiale argjilore dhe detare. Rezultate të tilla, konfirmojnë sipas studiuesve, se aktiviteti njerëzor ishte i pranishëm në zonën që përmban mbetjet në formën e varkës ndërmjet viteve 5500 dhe 3000 para Krishtit.

Të dhënat e Biblës i kanë shtyrë hulumtuesit drejt pretendimit se arka e Noas mbeti në malin Ararat të Turqisë pas një përmbytjeje gjigande 150-ditore. Formacioni gjeologjik i vendosur në rajonin Doğubayazıt është konsideruar si një prej pikave më të mundshme të gjetjes së arkës biblike, që prej zbulimit të tij në vitin 1956.

Kur Bibla flet për Përmbytjen nuk fillon me shprehjen «na ishte njëherë» sikur të tregonte një përrallë, por përmend edhe periudhën kohore dhe tregon përmasat e arkës që Noah ndërtoi, hollësi këto që konsiderohet se tregojnë që libri i shenjtë e paraqet Përmbytjen si histori të vërtetë.

Arka thuhet të ketë qenë rreth 133 metra e gjatë, 22 metra e gjerë dhe mbi 13 metra e lartë, dhe ishte krijuar nga druri i pemëve rrëshinore e lyer me zift jashtë e brenda. Shumë arkeologë megjithatë nuk besojnë në ekzistencën e saj, e ndonëse sipas tyre ka disa prova gjeologjike për një përmbytje masive në atë kohë në rajonin e Detit të Zi, ajo nuk besohet të ketë qenë e përmasave të përshkruara në Dhjatën e Vjetër.


Top Channel

You may also like