Gjenden të vdekur katër anëtarë të një familjeje, dy prej tyre fëmijë/ Policia angleze zbardh detajet tronditëse: Kishin lëndime në…

by admin
Spread the love

Katër anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në banesën e tyre mëngjesin e kësaj të premteje në Angli.

Policia ka zbardhur detaje të reja me kalimin e orëve ku u konstatua se viktimat kishin lëndme në trup.

Dy vajza të reja, një burrë 45-vjeçar dhe një grua 36-vjeçare u gjetën të vdekura në një shtëpi në Allan Bedford Crescent të Norfolk, pak para orës 7 të mëngjesit.

“Tre nga njerëzit besohet se banojnë në adresë dhe një tjetër është ende pa u vërtetuar. Burri dhe dy fëmijët jetonin në banesën ku u gjetën, por 36-vjeçarja dyshohet se kishte shkuar për vizitë aty”, tha Policia e Norfolk, teksa shtoi se do të kryhen ekzaminime më të detajuara për të përcaktuar shkakun e vdekjes së katër personave.


Top Channel

You may also like