Gjekmarkaj shpërthen keq në Kuvend: E vështirë që të jesh i ndershëm me fakte

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj nga foltorja e Kuvendit nuk i kurseu ironitë në drejtim të qeverisë ‘Rama’, ndërsa theksoi e shqiptarët shohin gjithçka.

Gjatë fjalës së tij Gjekmarkaj tha se ONM duhet të shtojë presionin pozitiv për të nxjerrë reformën në drejtësi nga ahengu i familjaritit të qeverisë.

Deklarata e Gjekmarkajs:

“E vështirë që të jesh i ndershëm me fakte. Paqja sociale kërkon disa kushte, themelore. Të gjitha këto në shtetin shqiptar kanë qenë shpesh kundër. Ata i kanë parë që bandat i grabisin natën, i vjedhin ditën, i shkelmojnë dinjitetin, t’iu mbyllin gojën dhe ti shkretojnë atdheun. Ata i kanë parë këta hajdutë që të pasurohen, të bëhen ministra, kryetarë bashkish. I kanë parë se si pa brekë i gdhiu dita dhe zengjinë i zuri nata. Nëse ka diçka që e rrezikon drejtësinë pas korrupsionit është injoranca. Çak kjo reformë s’po e zgjidh. Vettingu ka në objektiv materien, dhe s’po e mungon drejtësinë që të fitojë aftësinë. Ça vlere ka një gjyqtar dhe injorant Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe e votojmë shtyrjen e vettingun me kërkesën permanente që ONM të shtojë presionin pozitiv për të nxjerrë procesin nga ahengu i familjaritetet të qeverisë, nga kushërinjtë, tezet dhe hallat, nga diferencat regjiloze dhe krahinore, ta nxjerrë nga pilotimi. Do jetë e vështirë, pasi kjo maxhorancë është kushërirë e parë me komunizmin dhe vetvetja, nënë e abuzimeve, nuk kërkon drejtësi. Opozita është këtu me qirinj drite dhe i fryjnë na të gjitha anët. Sot flitet shumë për ish-ministër që dënohen disa vite pasi kanë lënë detyrën. Tolerohen dhe iu jepet mundësia që të krijojnë distancë, por është më mirë se sa ic. Drejtësia duhet të shoh pushtetin, inceneratorët, ministrat, kryeministrin, pasi servilizmin s’ka ende instrument për ta hetuar.”, tha Gjekmarkaj.

You may also like