Gjata: Rama ka dalë haptazi duke ushtruar presion ndaj SPAK-ut

by admin
Spread the love

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata ka reaguar ditën e sotme në një emision televiziv për zhvillimet politike në vend si dhe për hetimet e fundit që po kryen SPAK.

Gjata ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ndihej i frikësuar lidhur me hetimet që SPAK kishte ndërmarrë dhe kjo ishte arsye përse kishte sulmuar haptazi Prokurorinë e Posaçme.

“Janë aktorët politikë si Rama i cili kërkon vëmendjen e SPAK-ut, e ka kapur një frikë e madhe. Të gjithë diktatorët kanë frikëra të tmerrshme që i bën të bëjnë veprime të tilla. Rama ka filluar të shfaqë hapur këto frikëra në momentin kur ka pushtetin më të madh.

Kryeministri po bën thirrje pse nuk hetohet Meta dhe Berisha. SPAK-ut nuk i bëhet kjo lloj thirrje, kjo është shantazh dhe presion, tipike për diktaturën.

Problemi është përse ka dalë aq hapur Rama. Sepse e ka kapur një frikë shumë e madhe. I pari është ringritja e opozitës. Rama kishte kapur opozitën e cila dogji mandatet dhe më pas u kthye mbrapsht. Tashmë nuk ka më opozitë të blerë përballë tij”– tha Gjata.

You may also like