Gjashtë shenjat paralajmëruese të mungesës së kalciumit

by admin
Spread the love

Rënia e nivelit të kalciumit në organizëm është një problem shëndetësor që shoqërohet me komplikacione të rënda për jetën.

AgroWeb.org ju këshillon që të jeni të vëmendshëm ndaj shenjave paralajmëruese që jep organizmi kur nuk ka sasi të mjaftueshme të këtij minerali.

6 shenjat paralajmëruese të mungesës së Kalciumit

Nëse vëreni shenjat e mëposhtme, këshillohuni me mjekun ose bëni analizat për të shqyrtuar nivelet e kalciumit.

Mbipesha

Ekspertët thonë se kur nivelet e kalciumit janë të larta, njeriu e ka më të lehtë të ruajë peshën trupore ose të humbasë në peshë.

Njerëit që kanë mungesa të kalciumit janë zakonisht mbipeshë.

Kontraktime muskulare dhe fraktura

Ngërçet dhe kontraktimet muskulare janë shenjë paralajmëruese kur mungesa e kalciumit bëhet kronike.

Nga ana tjetër, nëse pësoni fraktura edhe pa kryer një aktivitet të rëndë, atëherë kockat tuaja janë të dobëta për shkak të mungesës së kalciumit.

Masa kockore e njeriut arrin në pikun e shëndetit kur njeriu është 30 vjeç dhe më pas njeriu nis të humbasë kalcium dhe dendësinë kockore.

Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i gjakut mund të rritet për shkaqe të ndryshme, përfshirë këtu mungesën e kalciumit.

Në rastet kur vëreni se tensioni rritet papritur bëni analizat për mjaftueshmërinë e kalciumit në trup.


Top Channel

You may also like