Giroud: Rikthimi i Benzemas shkaktoi çekuilibrim në kombëtaren e Francës

by admin
Spread the love

Olivier Giroud beson se vendimi i trajnerit Didier Deschamps për të rikthyer Karim Benzeman në kombëtaren franceze ndikoi seriozisht në taktikat e ekipit.

Sulmuesi i Milanit, i cili humbi vendin e tij në formacionin titullar pas rikthimit të Benzemas në kombëtares, theksoi se Franca ka ndryshuar stilin e tyre të lojës dhe si rezultat kjo iu mori atyre disa ndeshje që të përshtaten me ndryshimet.

“Mësova për kthimin e Benzemas kur trajneri e njoftoi këtë”, ka thënë fillimisht Giroud për gazetën L’Equipe.

“Ishte vullneti i Didier Deschamps. Unë e kuptoj atë, por do të kisha dashur të isha paralajmëruar më shpejt”.

“Nuk kam asgjë kundër Karimit, por rikthimi i tij në kombëtare krijoi një çekuilibër taktik dhe në mënyrën tonë të lojës”.

“Ishte diçka e dukshme në disa ndeshje, të cilat për fat mund të rregulloheshin shpejt, siç mund të shihej në Ligën e Kombeve. Megjithatë, u desh kohë”.

“Unë nuk kam pasur probleme me Karimin në Kampionatin Evropian. Ai ka ndryshuar dhe evoluar. Ne hanim çdo ditë në të njëjtën tryezë”, përfundoi sulmuesi francez. 

You may also like