Girona ndalet nga Athletic Bilbao

by admin
Spread the love

Girona ka hequr dorë nga kryesimi i La Liga dhe nga një seri prej pesë fitoresh radhazi.

Kjo pasi të hënën është ndalur me barazim nga Athletic Bilbao.

Ndeshja e zhvilluar në “Estadi Municipal de Montilivi” është mbyllur me rezultat 1-1.

Pjesa e parë ka njohur raste nga të dyja anët po jo edhe ndryshim rezultati. Është mbyllur 0-0.

Pjersa e dytë ka nisur me presionin e vendasve, që kanë realizuar në minutën e pesëdhjetë e pesë me Tsygankov.

Barazimi i mysafirëve nuk ka vonuar.  Ka qenë Williams ai që ka realizuar në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë.

Pas kësaj ndeshje Real Madrid e kryeson tabelën e La Liga, ani se me pikë të barabarta me Girona, por me statistika të tjera më të mira.

You may also like