Giresse flet pas fitores: Fitore e rëndësishme – jam i lumtur për Dellovën

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur vitin 2022 me fitore të jashtëzakonshme kundër Burkino Faso me rezultat 5:0, në miqësoren që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Insajderi.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, I cili debutoi me fitore në bankinën e “Dardanëve” për mikrofonin e “Shqip” deklaroi se është shumë i kënaqur me fitoren e sotme.

““Gjithmonë i rëndësishëm është një fillim i tillë. Loja dhe golat e sotëm janë shumë me rëndësi. Po pikërisht, siç kam thënë që do të ia jap gjithë secilit shansin. Çka është me rëndësi është që secili futbollistë të tregojë cilësi në fushë. Pa dyshim një fitore shumë me rëndësi, e aq më tepër në Fadil Vokrri, prandaj një fitore shumë e rëndësishme këtu. Jam shumë I kënaqur, sidomos për Lumbardh Dellovën, i cili vjen nga liga e Kosovës. Duke shpresuar të motivojë edhe pjesën tjetër të futbollistëve që luajnë në Kosovë. Mirëpo, nuk do ta veçoja dikë, pasi secili ka dhënë kontributin e vet”.

Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon të martën më 29 mars, kundër kombëtares së Zvicrës në Zurich. 

Edhe kjo ndeshje do të jetë e karakterit miqësor. /Insajderi.org/

You may also like