Giresse: Do të përpiqemi të dominojmë, ndeshjet nuk ngjajnë me njëra-tjetrën

by admin
Spread the love

Kosova do të përballet në “Fadil Vokrri” me Greqinë në ndeshjen e dytë të këtij edicioni të Nations League. Në prag të kësaj sfide trajneri Allain Giresse dha konferencën e zakonshme për shtyp ku foli edhe për pritshmëritë që ka nga ekipi dhe ndeshja.

“Nuk do t’u referohem ndeshjeve të kaluara, pasi ato kanë përfunduar tashmë. E kemi nisur këtë fushatë me një rezultat pozitiv kundër Qipros dhe kemi studiuar Greqinë si ka luajtur ndaj Irlandës së Veriut. Besoj se jemi gati të provojmë të paraqitemi me një stil dominues në lojë, ashtu si ndaj Qipros, por natyrisht që nuk mund të jap detaje mbi formacionin”.

MUNGESAT- “Janë katër lojtarë që janë pjesë e ekipit bazë dhe mund të luajnë edhe pse kemi karton të verdhë. Nuk do ta prishim strukturën e ekipit, vetëm pse 4 lojtarë kanë marrë kartonë të verdhë. Kemi folur me lojtarët dhe natyrisht i kemi porositur që të mundohen të shmangin një tjetër karton, duke qenë se na presin të tjera ndeshje të rëndësishme”.

NDESHJA- “Një ndeshje nuk i ngjan kurrë tjetrës dhe nëse shohim atë ndaj Qipros, padyshim që duhet të bëjmë shumë më mirë, pasi në pjesën e parë ndaj tyre gabuam shumë. Vuajtëm teknikisht dhe në mënyrën si organizuam manovrën sulmuese, por në pjesën e dytë u përmirësuam dhe shënuam dy herë. Pjesa e dytë ndaj Qipros nxjerr më mirë në pah kualitetin tonë dhe atë që presim nga ekipi”.

You may also like