Gir: Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, procesi negociues i Maqedonisë së Veriut me BE-në do të ndalet

by admin
Spread the love

Negociatat janë hapur dhe ka filluar skriningu. Mbajtja e konferencës së ardhshme ndërqeveritare varet nga marrëveshja bilaterale mes dy palëve të prekura. Nëse nuk i bëni ndryshimet kushtetuese, me siguri procesi negociues do të ndalet dhe do të pritet zgjidhja e kësaj çështje, thotë euroambasadori Dejvid Gir në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

“Me mënyrën se si është bërë marrëveshja, negociatat janë hapur. Skriningu filloi dhe kishim diçka që quhet konferencë ndërqeveritare që filloi i gjithë procesi. Kur skriningu do të përfundojë në këtë fazë, të shkoni në pikën tjetër nevojitet të ketë një tjetër konferencë ndërqeveritare”, tha Giri.
Siç thekson ai, mbajtja e asaj konference ndërqeveritare varet nga kjo marrëveshje bilaterale mes dy palëve të prekura.

“Sigurisht, ky është një vendim sovran për Maqedoninë e Veriut të ndryshojë Kushtetutën, edhe pse tashmë keni një rezultat të mirë në marrëdhëniet ndëretnike dhe kjo më tej vetëm do ta definojë këtë. Por çfarë ndodh nëse nuk shkohet përpara? Mendoj se skenari më i mundshëm do të jetë që procesi i negociatave të ndalet këtu. Do ta kryeni skriningun, por mbajtja e konferencës ndërqeveritare dhe hapat e ardhshëm do të presin zgjidhjen e kësaj çështje. Jo sepse një vend i tretë vuri veto, por sepse ky vend vendosi të tërhiqet nga detyrimi dypalësh me Bullgarinë”, thotë Gir.
I pyetur të komentojë referendumin e paralajmëruar, thotë se “për mbajtjen e një referendumi eventual unë do të them sërish se ky është një vendim sovran që duhet të marrë ky vend ndaj dhe nuk do të komentoj konkretisht rreth kësaj”.

“Por përsëri ndoshta ne mund të kthehemi prapa dhe të shohim pasqyrën e madhe këtu. Zgjidhja strategjike që ky vend ka bërë prej shumë vitesh është të hyjë në BE dhe procesi tashmë ka filluar. Pse është i rëndësishëm? Ka shumë arsye të qarta pse ky vend do të përfitojë nga anëtarësimi në BE dhe BE-ja do të ketë interes t’ju ketë si pjesë të familjes. Nga ana ekonomike, BE-ja është tregu më i madh i vetëm në botë dhe poashtu fqi i juaj. Kjo ofron mundësi të mëdha për biznes, tregti, investime, përmirësimin e standardit jetësor, për të siguruar që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e nevojshme të konkurrojnë në tregun e punës. Por nuk është vetëm kjo. Ka edhe përfitime tjera shumë të qarta nga anëtarësimi në BE”, vlerëson Giri.
Ai thekson se VMRO-DPMNE-së i mbetet ta vendos qëndrimin e saj në këto çështje të ndryshme, siç është e të gjitha partive ta bëjnë atë.

“Nuk dua të hyj dhe të jap mendime për parti të caktuara. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me të gjithë partnerët të përkushtuar në rrugën e eur integrimeve”, tha Giri.

Në pyetjen se sa BE-ja do të jetë garantues se Bullgaria nuk do të bllokojë negociatat edhe në rast se Maqedonia e Veriut do të përmbush detyrimet e saja nga protokolli dypalësh, euroambasadori thotë se i kupton çështjet e identitetit.

“Gjatë konsultimeve dhe debatit publik për hapjen e negociatave për anëtarësim edhe kjo marrëveshje kishte shumë emocione, shumë shqetësime për identitetin kombëtar. Njerëzit thonin se identiteti kombëtar do të vihej në dyshim. A do të jetë kjo siç thonë disa bullgarizimi i vendit përmes procesit të anëtarësimit. Përsëri ne të gjithë i dëgjuam liderët e Këshillit evropian, kryetarin e Këshillit evropian, kryetarin e Komisionit evropian. Dy aktorët kyç në procesin e anëtarësimit. Ata nënvizuan se procesi i anëtarësimit do të zhvillohet në bazë të standardeve evropiane dhe parimeve evropiane dhe ata shkuan më larg duke thënë se këto çështje si çështjet e identitetit nuk mund të jenë kusht apo përcaktues në vetë procesin e anëtarësimit. Kryetarja Fon der Lajen para Parlamentit, gjatë debatit atje, poashtu theksoi se interpretimi i historisë për shembull janë shembuj të gjërave që nuk duhen përfshirë”, tha Gir.

You may also like