Gigi Hadid dhuron për Ukrainën gjithë punën e saj të Javës së Modës Vjeshtë-Dimër!

by admin
Spread the love

Gigi Hadid deklaroi sot në “Instagram” se do të dhurojë të gjitha të ardhurat e saj nga sfilatat e muajit të fundit për sezonin Vjeshtë Dimër të markave më prestigjioze në botë, në ndihmë të Ukrainës.

Javët e fundit, modelja ka qenë e fokusuar në punë teksa ecte nëpër pasarela  për shfaqjet e Michael Kors, Versace, Vivienne WestWood dhe shumë të tjerë.

“Të kesh një orar të caktuar të Muajit të Modës do të thotë që kolegët e mi dhe unë shpesh prezantojmë koleksione të reja të modës gjatë periudhave zemërthyese dhe traumatike në histori. Ne nuk kemi kontroll mbi shumicën e orareve tona të punës, por do të donim të ecnim ‘për’ diçka. Duke ndjekur hapat e mikut tim (dhe koleges time modele) @micarganaraz, po zotohem të dhuroj të ardhurat e mia nga shfaqjet e “Vjeshtë 2022” për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë, si dhe për të vazhduar të mbështes ata që përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë”, shkroi ajo.
Bota e modës është përpjekur të përdorë platformën e saj këtë muaj për të ndihmuar në ndërgjegjësimin për luftën në Ukrainë.

Markat e mëdha, të tilla si “Net-a-Porter”, “Nike”, “Chanel” dhe “Louis Vuitton” kanë ndaluar deri në një afat të pacaktuar eksportet e tyre në Rusi.

You may also like