Giacomo Vrioni shënon golin e katërt sezonal në Superligën e Austrisë

by admin
Spread the love

Giacomo Vrioni ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer në aksion dhe atë me gol në ndeshjen ndaj Admiras.

Sulmuesi shqiptar është aktivizuar në minutën e 61-të në ndeshjen që Tirol e luajti si mysafir, ku Vrioni u kthye në shpëtimtari për ekipin e tij.

Talenti 23-vjeçar ka shënuar golin e fitores në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Vrioni vendoset përballë portierit në pikën e bardhë të penalltisë, nga ku fiton duelin dhe tund rrjetën.

Tre pikë mjaft të vlefshme këto për Tirolin, që gjendet në vendet e fundit të renditjes.

Ky ishte  goli i katërt i Vrionit në kampionat për këtë sezon.

Vrioni është i huazuar te Tirol nga Juventus, klub ku kishte debutuar sezonin e shkuar. 

You may also like