Gëzojnë klubet e Superiores, Sindrit Guri largohet nga Shkëndija e Tetovës

by admin
Spread the love

Sindrit Guri është një lojtar i lirë, pasi ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës. Ky lajm gëzon klubet e Superiores, veçanërisht Tiranën dhe Partizanin, që kanë kohë që kanë shfaqur interes për 28-vjeçarin.

Sulmuesi shkodran ka edhe disa oferta nga Turqia dhe Rumania, por për momentin e ardhmja e tij është akoma e paqartë.

“KF Shkëndija dhe Sindrit Guri kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi. KF Shkëndija shpreh publikisht mirënjohjen për Sindritin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit tetovar. / Oversport.tv

You may also like