Gërvalla në Dubrovnik: Kosova shembull për uljen graduale të atyre që shohin perspektivë në emigrim

by admin
Spread the love

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwartz, është duke qëndruar në Kroaci, ku po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut me moton “Manovrimi në riformësimin botëror” nën organizimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë.

Ajo në panel theksoi se Kosova me popullsinë më të re në Evropë është shembulli më i mirë në rajon për luftën e suksesshme për sundimin e ligjit, transmeton Klankosova.tv.

“Gërvalla fillimisht e falënderoi Ministrin Gordan Grlić Radman dhe OECD-në për ftesën, duke theksuar se Kosova me popullsinë më të re në Evropë është shembulli më i mirë në rajon për luftën e suksesshme për sundimin e ligjit dhe besimin në drejtësi dhe qeverisje si bazë e domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe ulje graduale të numrit të atyre që perspektivën e shohin në emigrim”, thuhet në njoftimin e MPJD-së

Delegacioni i Kosovës, përveç Gërvallës, është i përbërë edhe nga Zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori Martin Berishaj. /Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like