Gërvalla bisedon me homologun kroat për procesin e integrimit euroatlantik të Kosovë

by admin
Spread the love

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka takuar në Prishtinë homologun e saj kroat, Gordan Grliq-Radman, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Sipas një njoftimi të shkurtër të MPJ-së së Kosovës, kryediplomatja kosovare diskutoi me kolegun e saj procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Veç tjerash, Gërvalla-Schwarz e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Kroacisë në aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, përfshirë KiE-në dhe BE-në. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like