Genta qetëson të gjithë ata që po pyesnin ç’u bënë fotot e saj të shtatzënisë

by admin
Spread the love

Pasi bëri shumë bujë muajin e fundit me postimet e shtatzënisë, Genta Ismajli befas ka larguar të gjitha fotot nga Instagrami. Shumë fansa dhe ndjekës u shqetësuan për gjendjen shëndetësore të saj, jo më kot këngëtarja reagoi për të treguar çfarë ka ndodhur.

“Instagrami im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet. Ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë. Faleminderit miqve të mi për mbështetjen”, tha këngëtarja.

Genta Ismajli dhe partneri i saj Usta do të bëhen prindër të dy fëmijëve. Çifti konfirmoi lajmin e bukur në tetor dhe bënë të ditur se binjakët do të vijnë në jetë në janar./revistawho.com

You may also like