Genc Burimi nxjerr prapaskenat politike dhe bën paralajmërimin e frikshëm

by admin
Spread the love

Analisti Genc Burimi paralajmëroi sot në emisionin ‘Breaking’ se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të ndalet në garën për 6 bashkitë, edhe nëse i mohohet kandidimi me siglën e PD-së.

Kjo nënkupton që Berisha mund të kandidojë me të pavarur, pa parti. Por çfarë ndodh nëse grupimi Berisha merr më shumë vota se kandidatët e Bashës në zgjedhjet e 6 marsit? Për Burimin kjo do të thotë një revolucion i dhunshëm në selinë e PD-së.

“Kjo justifikon një protestë ende më të madhe në oborrin e PD-së. Në këto zgjedhje është beteja PD versioni Berisha dhe PD versioni Basha. Nëse e fiton e gjykata ia jep Bashës bëhet revolucion, bëhet dhunë në selinë e PD dhe madje i jep të drejtën të shkojë drejt kryeministrisë”, theksoi Burimi.

Nëse ndodh e kundërta atëherë SHBA ka të drejtë t’iu deklarojë mbështetësve të Berishës të heshtin. Por sipas tij, Berisha nuk do të tërhiqet edhe pse kandidatët e Bashës mund të marrin më shumë vota ndaj njerëzve të tij.

“Rama dhe Basha po shohin edhe mundësinë si të manipulojmë këto zgjedhje, hajde e përmbaje Berishën dhe rreziku është dalja përpara Kryeministrisë si në Ukrainë. Lëvizja e Metës ishte detyrim me përcaktim, sigurisht çiftin Rama-Basha e dëmtoi nxjerrja e dekretit të zgjedhjeve më 6 mars. Berishës moralisht partia i takon, por unë jam për ligjin, çfarë do të vendosin gjykatat”, theksoi Burimi.

You may also like