Geer: Të mos keqpërdoret flamuri evropian nëpër ligje

by admin
Spread the love




Euro ambasadori David Geer kërkoi nga Kuvendi  që të mos keqpërdoret flamuri evropian dhe të ketë përdorim më të vogël të miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar.   “Duhet të kontribuoni që të përforcohet demokracia dhe sundimi i së drejtës. Nevojitet rishqyrtimi i Kodit Zgjedhor dhe të mos keqpërdoret flamuri evropian dhe të ketë përdorim më të vogël të miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar. Parlamenti duhet ta forcojë rolin e vet dhe të ketë dialog konstruktiv mes partive politike”, tha Geer.

Ai tha se   Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendit i përmbush kushtet për nisjen e bisedimeve, por duhet të vazhdohet me reformat për realizimin e përparimit drejt zbatimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimit të së drejtës, reformat në administratën shtetërore.

Me pesë muaj vonesë, sot komisioni  parlamentar për cështje europiane e shqyrtoi raportin e progresit.


You may also like