Gazment Oketa bën deklarataën e fortë, zbulon se çfarë do të ndodhë nëse ish-kryeministri merr drejtimin e PD-së zyrtarisht

by admin
Spread the love

Ish-deputeti demokrat Gazment Oketa, ka komentuar situatën e tensionuar prej disa javësh brenda PD. Oketa thotë se edhe pse ish-Kryeministri Sali Berisha dha dorëheqjen në vitin 2013 nuk është larguar asnjë herë nga politika. Ish deputeti konsideron fajtor Lulzim Bashën, pasi ky i fundit sipas tij ka qenë nën hije të Berishës.

“Berisha nuk është larguar nga politika. Ai jo vetëm që ka qenë aty, por ka qenë aktiv më tepër se sa duhej. E para duke krijuar një dualizëm. Faji është i Bashës që ka pranuar që të qëndrojë nën hijene Berishës. Por përveç Bashës, nuk ka lënë individë të tjerë që të spikasin. Dhe për fat të keq ndodhemi në këtë situatë, ku të rinj dhe të reja, në vend që të dalin një alternativë të tretë, rikthehen dhe kërkojnë një zgjidhje te Berisha. Gjykoj se në terma afatgjatë kjo situatë nuk do e ndihmoj PD. Berisha e mbylli në 2013 qeverisjen e ti, pranoi rotacionin politik”, tha ai për Ora News.

You may also like