Gazmend Oketa: Ju tregoj kryetarin e ri që do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike

by admin
Spread the love

Ish-deputeti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Gazmend Oketa ka komentuar situatën politike brenda Partisë demokratike. Oketa ka analizuar luftën brenda PD mes Berishës dhe Bashës për drejtimin e partisë. Oketa shprehet se nëse Berisha kërkon të rikthehet ka shumë probabilitet dhe mundësi që të rikthehet në krye të PD për shkak të mbështetjes që ai ka.

Deklarata e Oketës:

“Në analizën time politike gjykoj që nëse Berisha kërkon që të rikthehet, sigurisht që ka shumë probabilitet dhe mundësi që të rikthehet për shkak të mbështetjes që ai ka. Nuk e di si do të shkojë kjo histori dhe çfarë rrjedhe do të marrë Partia Demokratike pas datës 11 dhjetor. Përveç rezerva për Bashën, nuk pajtohem edhe me gjuhën e komunikimit të Berishës kundrejt Bashës. Shpallja non grata e Berishës nuk ka ndikuar te mendimi i anëtarësisë së PD madje edhe të një pjese jo të vogël të shoqërisë e shikojnë si të pozicionuar drejt PS diplomacinë amerikane.”, u shpreh Gazmend Oketa .

You may also like