Gazidede për situatën në PD: Formula është bashkimi, të plotësohen strukturat dhe të vazhdohet me punën

by admin
Spread the love

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Dibër, Naim Gazidede ka thënë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kolegjit, se Berisha para dinjitetit të tij personal, nuk ka interes për Partinë Demokratike.

Ai tha se duhet të vijohet me punën, të plotësohen strukturat, ndërsa shton se formula është të bashkojnë sa më shumë demokratë.

Deklarata e Gazidedies:

“Berisha e ka shprehur se para dinjitetit tim nuk pyes për asgjë, pra as për pd. Ai do ta shkatërrojë pd, I ka hyrë kësaj rruge. Nuk mund të marrin vendim disa deputetë pa na pyet ne. Me kë u konsultuan? Ata nuk njohin asnjë demokrat. Për mua zgjidhja është: duhet të vazhdojmë punën. Të plotësohen strukturat e të vijojmë punën. Në foltore është një pjesë e mafies.

Foltorja ka dhënë nga 100 mijë lek për komisionerë e vëzhgues. Ku I gjetën këto para? Sali Berisha ka hall të madh dhe ka të tjerë andej që kanë po kaq hall të madh. Formula e zgjidhjes eshte te bashkojme sa me shume demokrat, te plotesojme strukturen dhe të punojmë me çdo qytetare. Nuk e zgjidh problemin dorëheqja e Bashës”, tha Gazidede.

You may also like