Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse ndërkombëtarët nuk e uruan Sali Berishën pas rikthimit në krye të PD-së, ja çfarë thotë për Berishën

by admin
Spread the love

Gazetari Robert Papa komentoi zhvillimet e fundit në politikën shqiptare dhe amerikane. Papa u shpreh se të djathtës i duhet një lider i fortë si Berisha, i cili sipas tij dha një përgjigje të zgjuar kur u pyet nëse është uruar nga ambasadorët, pasi këta të fundit s’janë kryetarë partish.

“Opozita lipset në çdo vend të botës dhe partitë e djathta gjithmonë pranojnë një lider të fortë, Berluskoni, Orban. Te PD nëse duan një lider të fortë, i forti është Berisha. E provuan me Bashën. Berisha ka kaluar një proces zgjedhor, i provoi kundër të gjithë, sfidoi vijën e DASH. Është një vit shpenzim energjie për të hequr një mediokër si Basha. Jam i bindur që fati i Shqipërisë vendoset në Shqipëri. Berisha është i zgjuar, tha asnjëherë s’më kanë uruar ambasadorët. Ambasadorët s’janë kryetar partish. Nuk kemi një parti reale të djathtë, prona, familja, të duash atdheun, nacionalist. Në këtë skenë i takon PD-së, duhet të jetë më e djathtë…”- tha ai.

You may also like