Gazetari Papa: Escobari në Tiranë për të marrë garancinë e Ramës për situatën në Kosovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër do ta vizitojë Tiranën.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari Robert Papa tha se vizita e diplomatit ka të bëjë për garancinë e situatës së Kosovës nga ana e Ramës dhe për sulmet kirbernetike të Iranit.

Ndër të tjera, ai theksoi se vizita e Escobarit në Tiranë do të përdoret dhe politikisht për faktin se nuk do të takojë ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Arsyeja e vizitës është më shumë për garancinë e situatës në Kosovë, për të marrë një pozicion zyrtar nga Rama sepse kohët e fundit ka pasur një luhatje. Do të jetë edhe për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Natyrisht vizita e tij do të përdoret dhe politikisht duke mos pasur takime me Berishën. Nuk është gjë e re nga Escobari”, deklaroi Papa.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like